Ky është polici që mbeti i vrarë në veri të Kosovës

Ky është Afrim Bunjaku, polici që mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të së dielës në veri të Kosovës.

Efektivi mbeti i vrarë pas një sulmi te armatosur në drejtim të makinës së policisë, e cila kishte shkuar në fshatin Banjska të Leposaviçit pas informacionit se dy kamionë pa targa kishin bllokuar rrugën.

Por pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, policët janë përballur me një sulm të armatosur, ku për pasojë vdiq njëri prej tyre ndërsa një tjetër u plagos. Drejtuesit e lartë të Kosovës kanë dënuar sulmin me armë ndaj policëve ndërsa janë shprehur se kjo është një ngjarje e dirigjuar nga Beogradi zyrtar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu