Ky është qyteti në Shqipëri që është përfshirë nga temperatura ekstreme

Prej afro dy muajsh, qarku i Elbasanit është përfshirë nga temperaturat që shkojnë deri në 43 gradë Celsius. Për pasojë, ata që kanë mundësi ikin me pushime në Pogradecin e freskët, ndërsa të tjerë largohen nga zona urbane.

Zgjedhin hijet e pemëve për të përballuar të nxehtin.

Disa gjejnë freski për pak minuta te çezmat publike.

Gjithsesi të gjithë thonë se mezi po i përballojë këto temperatura

“Vështirë shumë, nuk kemi çfarë të bëjmë është koha. Do detyrohemi ta përballojmë, kjo është e përgjithshme, por për ne pensionistët është e vështirë. Çdo gjë d o kalojë, shpresojmë për më të mirën,” thotë një qytetare për Ora News.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu