Ky është reagimi i Fatmir Spahiut pasi e vodhën në Shkodër

Aktori i njohur Fatmir Spahiu si një fans i futbollit, kishte marrë rrugën drejt stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër për të ndjekur live ndeshjen Kosovë-Kroaci.

Por i gjithë disponimi i tij atë mbrëmje është zbehur, dhe kjo jo vetëm nga humbja e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar se ka përjetuar një ngjarje të hidhur, teksa i kanë vjedhur kuletën dhe telefonin nga xhepi i tij:

“Mbram me kane vjedh e me kane thá ne Shkoder! Kuleten dhe telefonin!
E tere kjo ndodhi tek kontrolli i pare nja 200-300 metra nga Loro Boriçi ! Rastin e lajmerova tek policia e Kosoves pastaj tek ajo e Shqiperise!
Me ndihmen e aplikacionit “find my iphone” nga telefoni i shokut tim qe ishte me mua dhe me insistimin e tij per te cilin e falemderoj dhe me gatishmerine e disa policeve civil fantastik te Shkodres Iphoni u gjet pas nje ore, kurse hajni u arrestua!
Pas lojes shkova ne polici per me dhane deklaraten dhe me mar telefonin dhe me pa punen e kuletes e cila kishte shume dokumente te rendesishme, por kuleta nuk u gjet edhe pse ishte ne te njeitin xhep me telefonin, gjithsesi policia ishte super profesionale dhe i falemderoj per kete gje!

Pjesa interesante ishte numri i Shqiptarve te Kosoves qe mbrem ishin te vjedhur, bile bile ju propozova ta themelojme nje sindikatë!”Përfundon Spahiu/InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu