Suedia është zgjedhur zyrtarisht “vendi më i mirë” në botë, ka gjetur një studim.
Suedia ka dalë e para në një anketë që kishte për qëllim të zgjidhte vendin më të mirë në botë, vend ky që e vendosë interesin e njerëzve para të tjerave duke evituar ndikimet e dëmshme në kombet tjera dhe mjedisin.
Ky vend i ka kaluar 162 vende të tjera në Indeksin e Vendit të Mirë, një tabelë e bazuar në 35 faktorë të ndarë nga burime që përfshijnë Kombet e Bashkuara dhe Bankën Botërore.
Suedia arriti rezultatet më të larta në kontributin e jetesës pozitive duke përfshirë prosperitetin, barazinë, shëndetin dhe mirëqenien, ndërsa performoi mirë edhe kulturalisht, transmeton Gazeta Express.
Islanda doli e para në listë për kontributin e saj të përgjithshëm në planet dhe mbrojtjen e klimës, duke përfshirë emetimet e ulëta të CO2 dhe prodhimin minimal të materialeve të rrezikshme.