Bombardimi i NATO-s kundër forcave ushtarake e policore serbe në mbrojtje të popullatës civile në Kosovë, mund të ndodhte gjashtë muaj më herët.
Por këto plane i ka prishur gjeneralmajori serb, Jovan Millanoviç.
Millanoviç është mbështetur te majori francez Pierre-Henri Bunel, pjesë e inteligjencës franceze, i cili kishte siguruar skicat për caqet e sulmit të aeroplanëve të NATO-s.
Në botimin e plotësuar të librit të tij “Serbia dhe NATO”, Millanoviç thotë se më 1995 kishte detyrë të ishte spiun në Bruksel, në selinë e NATO-s, por nën postin zyrtar si këshilltar-ministër në Ambasadë.
Ai shkruan se i ishte ngarkuar detyra që të ndërtonte një rrjet informimi që do të zbulonte planet e NATO-s.
Ai thotë se në këtë e ka ndihmuar ushtaraku i sipërpërmendur francez.
“Informacionin e parë që kam pasur nga ai e kam kontrolluar në dy ose tre anët, dhe pastaj kam filluar t’i jap detyra.
Ai u fut në lojën e spiunimit, shumë i sinqertë dhe i vetëdijshëm për të gjitha pasojat”, thotë Millanoviç, i cili thekson se përgatitjet për sulm në NATO janë bërë gati më 1998 dhe se vendimi për sulm është marrë më 12-13 tetor.
Këto informata e këto plane të NATO-s ia kishte dërguar Bunel atij në banesë.
“I kemi analizuar në mbrëmje dhe pastaj u ndamë duke menduar se që të dy atë natë do të arrestohemi. Për mua atëherë nisi ferri.
Çfarë të bëj me letrat? Ku të shkoj në ora 11:30? Si t’i mbartja ato?
Dola te dalja nga kontejnerët. Hodha një qese e tjetrën e mbarta.
Në Ambasadë kam përpunuar dokumentet, siç kërkon procedura, dhe i dërgova në Beograd”, thotë ai, duke shtuar se në bazë të këtyre informatave u bë ripozicionimi i forcave serbe, raporton “Express”.
Bombardimi i NATO-s kundër forcave ushtarake e policore serbe në
mbrojtje të popullatës civile në Kosovë, i cili ishte planifikuar të ndodhte 6 muaj më herët, mund të kishte shpëtuar qindra jetë shqiptarësh, dhe qindra gjymtime dhe përdhunime do ishin shmangur nëse sulmi do të ndodhte më herët.