Ky është xhipi më i shtrenjtë në botë, ja sa kushton (FOTO)

SUV-i më i shtrenjtë në botë ka dalë në shitje, duke bërë që pasanikët të nisin garën për të futur në garazhin e tyre këtë “ëmbëlsirë” që kushton pothuajse 2 milionë euro.

Vetëm 10 modele Karlmann Kings do të ndërtohen sipas prodhuesit kinez të kësaj makine të zezë, që i ngjan shumë mjetit që shohim nëpër filmat e Batmanit.

Brendësia e kësaj makine të tërheq vëmendjen me sediljet luksoze, një konsolë për të luajtur video-lojra dhe një frigorifer për shampanjën.

Shumë nga gjërat brenda kësaj makine, si aspiratori, sediljet, televizori dhe dritat, kontrollohen me anë të një aplikacioni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu