Ky lojtar mund të largohet nga Chelsea

Roman Abramovich, pronari i Chelseas, ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e Nemanja Maticit, për të cilin ka shprehur interesim Manchester United, shkruan Daily Telegraph.

“Djajtë e Kuq” kanë shprehur interesim gjatë gjithë kësaj vere për mesfushorin serb, me të cilin Jose Mourinho kishte punuar në kohën kur menaxhonte Chelsean.

Abramovich është pajtuar që Matic të largohet për 50 milionë funte (55 milionë euro). Duhet theksuar se kampioni i Premierligës ë parë kishte refuzuar një ofertë të Unitedit prej 35 milionë funteve (39 milionë euro). /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu