Një majmun i llojit baboon në Zambia i ka shkëputur kabllot e një trafo elektrike në jug të vendit, duke i lënë hiç më pak se 50 mijë njerëz pa rrymë.
Ai shkaktoi ndërprerje të rrymës të dielën në mëngjes pasi që ishte ngjitur në trafo elektrike dhe i kishte hequr të gjitha kabllot, transmeton Express.
Baboon i ka shpëtuar tronditjes masive elektrike, e cila do ta kishte mbytur njeriun, ka thënë një zëdhënës i kompanisë së energjisë elektrike.
Babon është shpëtuar nga organizata e kafshëve të egra dhe tani po e merr veten nga lëndimet serioze, ka thënë zëdhënësi për BBC.
Trafoja elektrike ndodhet në qytetin turistik Livingstone të Zambisë, kur është e zakonshme për kafshët e egra të bredhin përreth meqë ajo ndodhen afër parkut nacional.
Furnizimi me rrymë i është kthyer tashmë banorëve të prekur në Livingstone.
Një incident i ngjashëm kishte ndodhur vitin e kaluar në Keni, kur një majmun kishte shkaktuar errësirë totale në gjithë vendin.