Edhe pse vagina pastron veten, 25% e femrave përdorin produkte plot me kimikate për ta pastruar atë, gjë e cila dyfishon rrezikun e kancerit ovarian.
Sipas studimeve të fundit, kontakti i këtyre produkteve me lëkurën e vaginës është me të vërtetë i lidhur me infeksionet vaginale, por hulumtimi i fundit ka shtuar edhe kancerin në listën e rreziqeve.
Dhe ndërsa gjinekologët u bëjnë thirrje grave të mos përdorin produkte të tilla për pastrimin e vaginës, ato e shohin këtë proces të lidhur ngushtë me higjienën, thotë epidemiologu Joelle Brown, i cili shton se është e domosdoshme të ndaloni përdorimin e këtyre produkteve.
Kanceri ovarian është një vrasës i heshtur që i shfaq me shumë vonesë simptomat. Gjatë një studimi të fundit të publikuar tek Revista Epidemiologjia, u analizuan të dhënat e më shumë se 41 mijë femrave nga SHBA dhe Porto Riko, nga viti 2013. Ato ishin të moshës 35-74 vjeç, dhe kishin një pjesëtar të familjes që vuante nga kanceri i gjirit. Në fillim të studimit, asnjë nga subjektet nuk vuante nga ndonjë lloj kanceri.
Deri në vitin 2014, 154 subjekte u diagnostikuan me kancer ovarian. Gratë që kishin përdorur solucione për pastrimin e vaginës një vit para fillimit të studimit, kishin dyfishuar rrezikun e kancerit ovarian, dhe mundësia për t’u prekur ishte edhe më e fortë në mesin e grave që kishin një histori familjare të sëmundjes.
Hulumtuesja shkencore Clarice Veinberg, nga Instituti i Kërkimeve të Shëndetësisë në Karolinën e Jugut, thotë se nuk ka asnjë arsye për të përdorur produkte plot kimikate për pastrimin e vaginës. Ajo pastron veten natyrshëm duke mbajtur larg infeksionet bakteriale që mund të dëmtojnë shëndetin riprodhues, shkruan gazeta Shëndeti. Megjithatë, gratë e moshës 15-44 ende e përdorin këtë metodë.
Për të shmangur problemet shëndetësore, ju duhet të pastroni vaginën vetëm me ujë të ngrohtë dhe sapun, dhe kurrë mos përdorni parfume, xhel apo kremra të cilat mund të bëjnë më shumë dëm sesa dobi.