Florian Marku do të rikthehet mbrëmjen e sotme në ring pas më shumë se një viti,
Boksieri shqiptar do të ndeshet me irlandezin, Dylan Moran, në kategorinë e peshave të lehta. shkruan IndeksOnline.
Meçi do të zhvillohet në “AO Arena”, në Manchester, në një luft e cila do të zhvillohet më 10 raunde.
Mbrëmja e boksit fillon nga ora 19:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në platformën “Digitalb” në kanalin SuperSport1.
Marku ka një rekord fanstastik deri më tani dhe synon të vazhdojë rekordin e tij si i pamoposhtur.
Boksieri 30 vjeçar nga Lushjnja ka 12 fitore dhe një barazim në boksin profesionist.
Në anën tjetër, kundërshtari i tij, Moron ka 18 fitore dhe një humbje.