Labi dorëzon rreth 200 mijë euro për shërimin e LirIdona Gajtanit (VIDEO)

Tre javë më parë, ambasada e Shqipërisë në Kosovë dhe artisti i njohur, Labinot Tahiri kanë organizuar një mbrëmje bamirësie në ndihmë të dy vajzave Liridona Gajtani dhe Edona Dermaku, të cilat po luftojnë me një sëmundje të rëndë dhe kanë nevojë për mbështetje njerëzore e financiare.

Ndërsa, tek sot këngëtari i dorëzuar vëllait të Liridonës të hollat për shërimin e Liridonës.

Në fakt, Labi ka dorëzuar të hollat në xhirollogarinë e krijuar enkas për Liridonën në Wester Union, Moneygram dhe Ria, tek vellau i Liridona Gajtanit!

“Duke e dorëzuar përgjegjësinë time, të parave në Wester Union, Moneygram dhe Ria, tek vëllai i Liridona Gajtanit! Liridones, I’a kemi tubuar gjithsejtë deri sot, 199.284 Euro. Nga kjo shumë vëllai i Liridones , me vullnet t’ia dhuroj një 10.000 euro Edona Dermaku!”, ka thënë Labi në video xhirim në Facebook.

Ndryshe, Labi ka paralajmëruar se do të krijojë një fodnacion të bamirësisë, pasi që Agjensioni Tatimor i Kosovës, ia ka ndaluar të mbledh individualisht para pasi nuk lejohet në bazë të ligjeve të Kosovës. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu