Lajçak: Autorët të dalin para drejtësisë, palët t’i kthehet dialogut menjëherë

Emisari special, Miroslav Lajçak, ka reaguar pas sulmit në veri në orët e mëngjesit , ku si pasojë mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër i plagosur.

Lajçak ka shkruar se autorët e kësaj vepre duhet të dalin para drejtësisë, teksa u ka bërë thirrje palëve t’i kthehen dialogut menjëherë.

“Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë. Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është për viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu