Mirosllav Lajçak ka bërë një përmbledhje të punëve për vitin që përfundon edhe pak ditë, përcjell TV21. Lajçak nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur se para fundit të vitit ka vizituar edhe Maqedoninë e Veriut. Lajçak mes tjerash shkruan se viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm për zgjerimin e BE-së.
“Para fundit të vitit, kam vizituar edhe Shkupin për Konventën Kombëtare për BE-në, ku rikonfirmova se zgjerimi po ndodh dhe që kërkon të qëndrojë i përkushtuar për përmbushjen e kërkesave të përcaktuara.
Duke parë përpara, Viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm për zgjerimin e BE-së. Besimi im i fortë është se së bashku mund të bëjmë përparim të shpejtë”, ka shkruar Lajçak mes tjerash.