Lajm fantastik: Pas 27 vitesh, Rudi nga Gjermania gjen babain shqiptar

Stafi i JOQ-së ka qenë në kontakt me të dyja palët dhe pas verifikimeve bëri të mundur komunikimin mes djalit dhe babait.

“Për Zotin, u bëra vetë me emocione kur e pashë dhe jam i sigurt që do pritet me gëzim në familje”-shkruan vëllai i Bashkimit.

“Ju jemi shumë mirënjohës dhe falënderues JOQ dhe jemi shumë të lumtur që më në fund e gjetëm babain e Rudit përmes jush. Faleminderit shumë” – shkruan Sabina, bashkëshortja e djalit që kërkonte babain.

Si ishte historia e tyre?

Mund t’ju duket si një skenar filmash por është historia e jetës së një 27-vjeçari gjerman. I riu kontaktoi me redaksinë e JOQ Albania për të gjetur babanë e tij shqiptar.

Ai nuk e kishte takuar kurrë atë dhe ka mësuar për të vetëm një muaj më parë nga nëna e tij sllovake.

Çifti u njohën nëpërmjet një miku në Prill të vitit 1996 dhe vazhduan bashkë deri në Dhjetor kur Bashkimi u fut në burg. Vajza nga Gelnica, Sllovaki i kishte thënë të dashurit të saj se priste një fëmijë me të një ditë para se Bashkimi të burgosej. Një vit më pas, në Gusht lind Rudi por e ëma kishte humbur çdo kontakt me të dashurin shqiptar, babain e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu