Me 64 vota për dhe asnjë kundër në Kuvend u miratua propozim ligji për heqjen e testimit ekstern,njofton InfoShqip.
Në sallën e Kuvendit nuk ishin të pranishëm deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët për shkak të atentatit ndaj ish-ministrit Nikolla Todorov, kërkuan që seanca të shtyhet për nesër, kërkesë kjo që u refuzua nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Vlenë të përmendet që ligjin përveç partive qeveritare e votuan edhe 5 deputetët e Lëvizjes BESA./InfoShqip.com