Vazhdojnë lajmet negative për Real Madridin, pikërisht në kohën kur po përballet me krizë rezultatesh.
Pas lëndimit të Luka Modric, dëmtim ka pësuar edhe ylli tjetër i skuadrës, James Rodriguez.
Mesfushori kolumbian ka pësuar një dëmtim të muskujve gjatë nxemjes para ndeshjes ndaj Eibarit, përcjellë “Lajmi.net”.
“Fichajes.net” shkruan që James do të udhëtojë drejt Kolumbisë, për të tretmanin mjekësor dhe aty do të mësohet shkalla e lëndimit.
James do të mungojë për së paku dy javë, që do të thotë se ai do të humb edhe sfidat e Kolumbisë përballë Paraguait dhe Uruguait.