Kryeministri në largim Zoran Zaev dhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi sot në ora 15:30 kanë realizuar takimin në klubin e deputetëve. Takimi i ditës së sotme u zhvillua për të nisur bisedimet e pjesmarjes eventuale në qeveri të Alternativës pasi siç dihet tashmë se pozita por edhe opozita kanë nga 60 deputetë dhe asnjëra palë nuk ka shumicë, shkruan InfoShqip.
Nga burime të afërta, InfoShqip mëson se takimi fillimisht ka nisur i tensionuar ku kryeministri Zoran Zaev është vendosur në siklet nga kreu i Alternativës Afrim Gashi, pasi ky i fundit ka folur për ndërtimin e shtetit dhe ka parashtruar kërkësa të larta.
Gashi që në fillim të takimit është shprehur i prerë dhe mjaft i qartë duke i vënë në dukje kryeministrit se nëse e sheh Alternativën vetëm si 4 numra nuk ka nevojë për vazhdim te bisëdimeve pasi Alternativa është e ardhmja e këtij vendi.
Gjithashtu InfoShqip meson se Zaev ka propozuar edhe mandatarin e ri. /InfoShqip.com