Larg ekranit për një kohë të gjatë, zbulohet projekti i ri i Arbana Osmanit

Planet për rikthim në televizion, për momentin duket se mbeten ende të largëta për Arbana Osmanin.

Ditën e sotme moderatorja shumë e dashur për publikun, ka njoftuar se ka nisur punën për projektin e saj të ri.

“Vip Magazine” ka konfirmuar se Arbana do të sjellë për publikun intervista në formatin Podcast, një zhaner mjaft i përhapur i cili është përqafuar mjaft mirë nga publiku shqiptar!

Nuk dihet ende se kur do të jetë gati për publikun projekti i ri i Arbana Osmanit, ama një gjë është e sigurt: Kurioziteti për rikthimin e saj është mjaft i madh.

Paralelisht me këtë projekt, Arbana i është përkushtuar fushës së biznesit, ku tashmë restoranti i saj ka tre pika të ndryshme për klientët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu