Policia greke sot i largoi të gjithë të pranishmit nga lokacioni në lagjen athinase Votanikos, ku duhet të ndërtohet xhamia e parë në Athinë, me ç’rast janë arrestuar 15 persona të cilët e kanë “okupuar” rajonin.
Intervenimi ka vijuar prej se prefekti i Athinës, Jorgos Kaminis i bëri thirrje Qeverisë ta plotësojë “detyrën” e saj dhe të ndërmarrë aksion. Ai tha se punët ndërtimore për ndërtimin e xhamisë duhet të fillojnë sa më shpejt që është e mundur.
Ashtu siç lajmëroi korrenspondenti i MIA-s, shpenzimet për ndërtimin e xhamisë, e cila do të kushtojë diçka më pak se 887 milionë euro, do t’i mbulojë shteti grek.
Lokacioni ku duhet të ndërtohet xhamia ishte okupuar nga ana e rreth 15 njerëzve, të cilët vetvetiu quhen Shoqata e marinsave rezervistë dhe vendosën kamp të improvizuar, të cilin e quajtën “pika për grekët” për grekët e pastrehë, por edhe për të huajt.
Anëtarët e grupit, të cilët e rrethuan sipërfaqen me tel me gjemba, gjoja kanë parashtruar padi në Këshillin shtetëror, gjykatën më të lartë juridike në vend, kundër ndërtimit të xhamisë. Iniciativa e tyre ishte përkrahur nga ana e partisë neonaziste Agimi i Artë dhe grupe të tjera ekstreme djathtiste.