“Largohu, mos më prek”, Vserlo përndjek Gjestin nëpër shtëpi, më pas puth Eglin në faqe

Mbrëmë, pas përfundimit të spektaklit, Vserlo, një nga banorët e rinj të shtëpisë, ka dhuruar spektakël më vete, duke befasuar të gjithë me sjelljen e tij konfrontuese.

Duket se ai ka hyrë me një strategji të qartë, pasi u përplas me disa nga banorët brenda një kohe të shkurtë.

Në një klip të publikuar në rrjetet sociale, ai shihet duke u përplasur veçanërisht me Gjestin, i cili përpiqet ta shmangë, por pa sukses.

Vserlo e ndjek nga pas dhe i afrohet vazhdimisht në fytyrë, duke krijuar një situatë të tensionuar.

Pavarësisht kërkesave të Gjestit për të mbajtur distancë, Vserlo refuzon të tërhiqet dhe i drejtohet me fjalët: “Ashtu e kam qejfin, çfarë do të bësh ti?”.

Momenti kulminant ndodh kur Gjestit i kërkon atij të mos e prekë Eglin, por Vserlo i vendos dorën në krah dhe më pas e puth në faqe.

Kjo sjell një reagim të menjëhershëm nga Gjesti, i cili shpërthen duke i thënë: “Mbaji këto puthje”.

Sjellja e Vserlos ka krijuar një atmosferë të tensionuar brenda shtëpisë, dhe pritet të shihet se si do të zhvillohet dinamika mes tij dhe banorëve në ditët në vijim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu