Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili u emërua së fundmi në këtë pozitë nga kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se është zhvendosur nga New Yorku në Prishtinë, për të vazhduar punën në MSh.
Latifi ka qenë në Nju Jork për disa ditë nga ku është kthyer dhe zhvendosur përfundimisht në Prishtinë për të vazhduar punën si ministër i Shëndetësisë.
“Jam zhvendosur përfundimisht në Prishtinë. Kam dhënë premtimin dhe do ta mbajë”, ka deklaruar Latifi.
“Absolutisht nuk është e vërtetë. Unë jam bartur tërësisht në Prishtinë dhe një gjë e tillë nuk vjen në konsideratë”, ka deklaruar Latifi.