‘Laureat i vitit’ dhe ‘Turpi i shekullit’

Nga: Kim Mehmeti

Gazetarët më pyesin se ç’mendoj lidhur me ‘Antologjinë e poezisë moderne shqipe” të botuar në Tiranë, e ku nuk është përfshirë asnjë poet jashtë kufijve të Shqipërisë.
Ku ta dish, mbase ky është rast i mirë që dëshmon se ne e rrënuam shtatoren e xhaxhit Enver, por jo edhe muret mendorë të ‘katundarisë’ sonë ideologjike që na ndanin në principate kulturore dhe në ‘ne’ dhe ‘ata’.

Duhet të jesh mbi mesataren idiot apo i frustruar i përmasave perverse që të bësh atë çka me dekada mundoheshin ta bëjnë laboratorët antishqiptar serbe: letërsinë, folklorin, traditën…, shqiptarët këndej e andej kufirit t’i ndante mes veti si të mos i takonin të njëjtit popull.

Edhe sikur jashtë kufijve të Shqipërisë të mos kishte asnjë poet, do duhej të trilloheshin dy a tre, vetëm sa të dëshmohej se jemi kudo që frymojmë. E të kesh Azem Shkrelin, Ali Podrimjen, Teki Dërvishin, Lindita Ahmetin…, e të mos i përfshish ata në antologjinë shqiptare, do të thotë se të pëlqen t’i shohësh të gjymtuara vlerat e popullit tënd.

Andaj ne mëkatojmë kur themi se vetëm politikanët janë ata që do donin shqiptaria të mbetej përgjithmonë e copëzuar dhe secili nga ata të kishte ‘Shqipërinë’ e vet. Jo, edhe shumë nga ne të artit e të kulturës do donim të kemi ministrinë e ‘katundit’ tone, ministri që do i financonte antologjitë e mëhallës sonë, antologjitë e përpiluara nga ne që nuk e dimë sa edhe kur të shpallin ‘Laureat të vitit’, t’i mbetesh atë që në të vërtet je – ‘Turpi i shekullit’.


1 Koment

  1. Shpesh herë e verteta është më dhimshme se ,,VDEKJA” ose … Të shkruhet, bëhet Antologji prej t’paditurëve sikur nga R. Marku që shkruan,, llapangjesh”fjalë pallavrash vargnimi : Ullirët në Londer” është dhe vulosët një tendencë TURPI edhe pse në një kohë jo fort të largët poetët jashtë Shqipërie që lanë vulë në letërsi ishin pikërisht ata që do mbajnë primatin e vargnimit ,… POET , Kjo do ngjante sikur tash vërshima shiut, ujit në ndonjë mot t’keq kur gjithëçka vershon dhe po sa të del në ndonjë rrafsh të ikë që s ka më fuqi dhe të mbetën mbeturinat të cilat kundëmojnë mbase edhe sëmundje epidemike . Ka edhe ulurima t’ tilla që shum kush meton t’jet dikushi duke u rrejtur fundesisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu