Lavrov: Një “perde e re e hekurt” po vendoset mes Rusisë dhe Perëndimit

Ministri i Jashtëm i Rusisë ka thënë se një “perde e re e hekurt” po vendoset mes Rusisë dhe Perëndimit. “Praktikisht tashmë po vendoset. Le të sillen me kujdes”, tha Sergej Lavrov për vendet perëndimore gjatë një konference për shtyp.

Termi “perde e hekurt” përdoret për të përshkruar kufijtë politikë që ndanë kontinentin evropian në vitet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore deri në përfundimin e Luftës së Ftohtë në 1991.

Kur u përballën Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu