𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚 𝐞 𝐦𝐚𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐪𝐞𝐳𝐢 𝐢 𝐮𝐫𝐨𝐧 𝐝𝐢𝐭ë𝐥𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞𝐧 𝐳. 𝐋𝐚𝐳𝐢𝐦 𝐃𝐞𝐬𝐭𝐚𝐧𝐢! Filantropi dhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar, Lazim Destani sot festoi ditëlindjen.
Me këtë rast ai ka pranuar qindra mesazhe urimi, ku ndër të veçantët kanë qenë urimi nga KF “Shkëndija”, por edhe një urim nga djali i tij, Blerim Destani.
“I nderuar z. Destani,
Sot me rastin e ditëlindjes suaj, të gjithë ne të Familjes së Madhe Kuqezi, kemi kënaqësinë t’Jua përcjellim urimet tona më të mira. Jetë të gjatë, shëndet e suksese paç gjithmonë!
Jemi krenarë me ju, faleminderit që me mbështetjen tuaj gjithmonë jeni pranë nesh e pranë shoqërisë sonë. GËZUAR DITËLINDJA 🎂”, shkruajnë kuqezinjtë e Shkëndijës.
E, sot, me rastin e ditëlindjes, Lazim Destani ka pranuar një mori mesazhesh të perzemërta e dashamirëse, shkruan “Kosovarja”.
I biri, Blerim Destani, aktor i afirmuar ndërkombëtarisht, ka gjetur fjalët më të bukura me rastin e ditëlindjes së të atit.
“Urime babë, edhe 100 të lumtura”, ka shkruar Blerimi. Siç mësohet Lazim Destani ka festuar ditëlindjen e 70-të. /INA/