Pesë pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë janë lënduar në një aksident rrugor që ka ndodhur në autostradën Veles-Shkup.
Siç informojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur në orën 12 e 30 minuta në afërsi të pikë pagesës, ndërsa kanë marrë pjesë tre automjete të Armatës së Republikës së Maqedonisë. të cilët kanë lëvizur në karvan aktivitete të rregullta në poligonin Korvollak.
Ushtarët e lënduar janë transferuar në spitalit e Velesit, por nuk ka pasur nevojë të mbahen për kurim të mëtejshëm.