Letra prekëse e gjashtë vjeçarit për Obamën (VIDEO)

Djaloshi gjashtë vjeçar Alex, ka dërguar një letër prekëse presidentit Barack Obama, duke kërkuar që ti mundësohet udhëtimi Omranit të vogël dhe familjes së tij për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në shtëpinë e tij.

Alex, nga Nju Jorku, ka shkruar letrën, pasi pa fotografinë e gjakosur të Omran Daqneesh, që gjë shkaktoi zemërim në mbarë botën.

Ndërsa Barack Obama, ka thënë se letra ishte nga një fëmijë “, i cili nuk ka mësuar të jetë cinik, apo të jetë i dyshimtë, apo i frikësuar”.

Videoja ka arritur të marrë më shumë se 60 mijë shpërndarje në Facebook.

“I dashur President Obama, a ju kujtohet djali që u nxor nga greminat në Siri? Mos harroni djalin i cili u kap nga ambulanca në Siri?”, kështu filloj letra e shkruar nga Alex për President Obama, transmeton Indeksonline.

Mund të ju lutem të shkoni ta merrni atë dhe familjen e tij dhe ti sjellni ata në shtëpinë tonë… ne do të jemi në pritje për të me flamuj, lule dhe balona. Ne do t’i japim atij një familje dhe ai do të jetë vëllai ynë”

Obama citoi fjalët e Alex, në një takim të Kombeve të Bashkuara për krizën e refugjatëve përgjatë kësaj jave, para se Shtëpia e Bardhë të ketë lexuar vetë ato.

“Ne të gjithë duhet të jemi më shumë si Alex”, ka shkruar Obama.

“Paramendoni se çfarë bota do të dukej në qoftë se ne ishim ashtu. Imagijnoni vuajtjen që ne do të mund të lehtësonim dhe jetën që do të mund të shpëtonim”. Në mediat sociale, shumë përdorues kanë përshëndetur qasjen e presidentit, por shumica të rezervuar kanë lavdëruar të riun Alex.

Presidenti i SHBA-së ka kërkuar vendeve të zhvilluara për të bërë më shumë që të ndihmohen refugjatët nga kriza siriane. Në gusht, Shtëpia e Bardha ka theksuar se kishte pranuar 10 mijë refugjatë sirianë në Shtetet e Bashkuara përgjatë këtij viti. Në plan është që të mar edhe 110 mijë të tjerë në vitin 2017, ka theksuar Obama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu