Letrat prekëse të fëmijëve të Dibrës: Duam paqe në botë. Të gjithë jemi të barabartë pamvarësisht nga ngjyra apo prejardhja

Nxënësit e klasës së katërt të shkollës fillore ‘Penestia’ në Dibër, kanë pasur si detyrë të shkruajnë një ngjarje apo histori personale.

Temat kanë qenë nga më të ndryshmet, duke prekur aktualitetin dhe duke shprehur dhimbjen për fëmijët në zonat e prekura nga lufta, racizmi, si dhe kanë shprehur ndjenjat e tyre më të sinqerta drejtuar një miku apo mikeshe me të cilët kanë kaluar ditët e pushimeve.

Ne si redaksi e InfoShqip.com në bashkëpunim me mësimdhënësit, kemi përzgjedhur disa nga letrat më pikante të fëmijëve, ajo që bën përshtypje është çiltërsia që me ndjenjat e tyre më të pastra fëmijërore kanë shprehur realitetin dhe dashurinë si për fëmijët e tjerë ashtu edhe për personat me ngjyrë, jemi ne të rriturit ata që mbjellim mendimet negative në mendjet e pastra.

Në vazhdim letrat e fëmijëve: 

E dashur revista “Jeta e Re”.
Une qe po ju shkruaj quhem Majdi Mashkulli dhe jam nxenes I klases se katert prane shkolles fillore “Penestia”- Diber. Desha tju shkruaj per nje shokun tim nga Kosova qe quhet Matin.Matinin e njoha si vjet ne pushimet verore I cili kishte ardhur ti kalon tek gjyshja e tij ne Diber.Ai eshte nje djale camarok,floke geshtenje dhe syte te gjelberta ,shume I shoqerueshem dhe I dashur me te gjithe . Nje dite te nxehte vere ne te dy vendosem te kalojme diten tone prane liqenit tone,pasi u lame dhe u zhytem ne uje vendosem te marim nje anije me vela.Per nje cast filloj te frynte ere e fuqishme dhe ne na e permbysi anijen ; une perpak sa u mbyta,fale Matinit sot jam gjalle ai me shpetoi jeten sepse eshte nje notar I mire I cili ushtron notin ne bazenin olimpik “Prishtina e Re”.Sot Matini ndodhet ne shtepine e tij ne Prishtine dhe ne komunikojme sebashku permjet e-mail-it.
Mesazh:Shoku I mire ne dite te veshtira.
Me respekt redaksise se revistes “Jeta e Re”
Nga Majdi Mashkulli -Diber.

Per revisten “Klubi I femijeve”
Tema: Te gjithe jemi te barabarte, panvarsisht se te ndryshem nga ngjyra e lekures,nga aftesite nga prejardhja
E dashur revista “Klubi I femijeve”!

Une qe po ju shkruaj kete leter quhem Ulpiana Marku dhe jam nje nxenese ne klasen e katert.Qellimi pse po ju shkruaj eshte se dua te ndaj dicka shume te bukur me ju per nje shoqen time. Ajo quhet Eleni dhe eshte nga Greqia. Me te u njohem ne plazh gjate pushimeve tona verore.
Ajo nuk fliste shqip ndersa une nuk dija greqisht, me te na bashkoi loja. Edhe pse ishte nje vajze e cila rrinte gjithe kohes ne karroce ngaqe nuk levizte dot, kjo nuk na ndaloi ne asnje moment qe ne te flisnim edhe te luanim bashke.
Por si u morem vesh do te pyesn ju !? Ne flisnim ne gjuhen angleze dhe sebashku luanim me kukuklla, ngjyrosnim me ngjyra, benim bylyzy nga llastiku e shume lojra tjera. Ajo gjithmone kishte nje buzeqeshje ne fytyren e saj e cila cdo dite qe luaja me te me ngjallte nje ndjenje miresie ne zemren time.
Dita e fundit qe ishim bashke ishte nje dite shume e trishturar per te dyja por, ne I premtuam njera tjetres qe veren e ardheshme te kalojme pushimet e veres serish sebashku. Edhe pse ajo ishte me kombesi greke dhe nuk I takon kombit tim kjo gje nuk na pengoi aspak qe ne te jemi shoqe sebashku. Por gjeja qe me mesoi Eleni me shume ishte qe edhe pse ajo ishte ne nje karrike me rrota edhe pse jeta e saj ishte e kufizuar ajo ishte plot vullnet per jete edhe gjithmone e lumtur. Andaj , ne duhet cdo dite ti gezohemi jetes tone edhe te jemi falenderues per cdo te mire qe e kemi ne jeten tone!

ME DASHURI ULPIANA!

Për revisten ”Klubi i fëmijëve”-Tema: Të gjithë jemi të barabartë, pavarësisht se të ndryshëm nga ngjyra e lëkurës, nga cilësitë,nga prejardhja

E dashur revista “Klubi i femijeve”.
Unë jam Bleoniti dhe jam nxënës i klasës së katërt. Vendosa tju shkruaj dhe të ndaj me ju një histori të zakonshme por që tek unë la gjurmë dhe më ndimoi të shoh njerëzit në një mënyrë tjetër.
Në fillimet e mija në kopështin e fëmijëve unë kam qenë një djalë me natyrë të mbyllur dhe e kisha të vështirë të krijoja shoqëri. Për fatin tim të mirë në klasën time kishte një vajzë rome e cila ishte shumë e dashur. Ajo afrua menjëherë me mua, më qëndroi pranë sa herë që unë hasja vështirësi për të bërë ndonjë aktivitet dhe i shtynte edhe fëmijët e tjerë që të shoqëroheshin më shumë me mua. Kështu unë u ambientova shpejt me kopështin dhe shoqërinë e rre. Kaluam ditë të bukura bashkë. Sa herë që më kujtohet ajo kohë unë ndihem faliminderues ndaj saj. Po shpresoj që aq sa më ndihmoi mua kjo hisori tju ndihmojë edhe ju për tu bindur që pamja e jashtme apo faktorët e tjerë që mund të na dallojnë nuk kanë asnjë rëndësi. Rëndësi ka vetëm ajo çfarë ne jemi nga mbrënda dhe çfarë ju falim te tjerëve.

Me dashuri
BLEONITI

Revista ”Klubi I Femijeve”

E dashur revista “Klubi I Femijeve” , une quhem Rron dhe po te shkruaj nga brenga e thelle qe kam.
Cdo dite ne televizor dhe internet shikoj femije te vuajtur dhe te uritur, shpesh mendoj: A nuk meriton cdo femije ne bote te jeton ne paqe?
Une shpesh bidesoj me mamin tim per keto femije , ajo me ka shpjeguar se keto jetojne ne vendet ku ndodhet lufta prandaj nuk kan shkolla, ushqim dhe shumica nuk I kan as edhe prinderit gjalle.
Une kam nje lutje per te rriturit te jene shembulli jone dhe te zgjedhin problemet me mencuri ku nuk do te vriten njerez.
Te gjithe femijet jemi te barabarte dhe meritojne te drejtat e njejta.
Na falni dashuri,lumturi, shkolla dhe ne do jemi ardhmeria e paqes ne bote.

E dashur revista “Klubi i feemijeve”
Dua ta nis kete shkrim me shpresen se letra ime do te arrije deri tek ju!
Kohen e fundit ndjej shume keqardhje per femijet qe ju merret e drejta e lirise dhe jetes!
Cdo femije ka te drejta te cilat meriton ti shfrytezoj e ti gezoj cdo dite, por disa i gezojne e per disa shkelen keto te drejta.
E sa faj mund te ket nje femije qe ti mohohet liria…!
Pse bota hesht dhe i mbyll syte kur femijet jane ardhmeria dhe gezimi i kesaj bote ?!!
Sa do te deshiroja qe lotet e ketyre femijeve te ishin lote gezimi dhe buzeqeshja tua ndryste fytyren.
Prandaj, dua te bej nje thirje Organizatave per mbrojtjen e femijeve qe sa me shpejt te marrin masa e lufta te ndaloj dhe keta femije te gezojne paqen dhe lirine!

Me dashuri, Adora.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu