“Levica”: Siljanovska shkeli profesionin, amnistoi anëtarë të narko-kartelit!

Vendimi skandaloz I Presidentes Siljanovska për të amnistuar kriminelë që janë pjesë e narko-grupeve tregon se qeveria e re u ka “borxh” nëntokës kriminele – akuzojnë nga “Levica”. Nga kljo parti drejtojnë akuza edhe për Ministrin e Drejtësisë, duke potencuar se hyrja e “ZNAM” në Qeveri është motvuar nga motive kriminale dhe klienteliste.

“Për faljet në Ditën e VMRO-së tërësisht janë përjashtuar mbrojtësit e Kushtetutës, që në periudhën parazgjedhore ishin keqpërdorur për pikë politike, kurse pas zgjedhjeve janë injoruar dhe të harruar. Rikujtojmë se Mickoski në zgjedhje u prezantua me premtimin se do ta “lirojë” Shkupin nga grupet që e terrorizojnë. Sikurse premtimet tjera që DPMNE i shkeli, narko-kartelët do të vazhdojnë ta terrorizojnë Shkupin, me “amin” të Siljanovskës dhe Mickoskit” – thuhet në reagimin e “Levicës”.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu