Lëvizja BESA i çon selam Teuta Arifit: Mos u tallni…

Meqë kryetarja e Komunës së Tetovës vazhdon të sillet me indiferencë ndaj detyrimit për transport të nxënësve të shkollave të mesme të Tetovës, sot reagojmë për të drejtat e nxënësve dhe prindërve shqiptarë të kësaj komune, duke i bërë thirrje znj. Arifi që mos të tallet me nxënësit shqiptarë.

Me këtë rast informojmë opinionin se kryetarja e Tetovës vazhdon të ushtrojë presion ndaj kompanive private duke i detyruar në mënyre ilegale dhe falas të bejnë transportin e nxënësve, që kështu ta shpëtojë veten nga kjo situatë, por duke i dëmtuar nxënësit shqiptarë të Tetovës. Për këtë arsye, kur nxënësve shqiptarë u shkelet e drejta e garantuar me ligj, nuk mund të mos e ngremë zërin e arsyes dhe ta dënojmë veprimin e Komunës së Tetovës dhe njëherazi t’u bëjmë thirrje autoriteteve komunale që sa më shpejt ta zgjidhin këtë problem.

Këtu do të theksojmë edhe se me Besën në pushtet detyrimi ndaj nxënësve shqiptarë do të përfundojë, ndërsa kjo do të jetë tema e fundit për të cilën do të diskutojmë. Nëse ky shtet ka gjetur miliona euro për kuaj e gomarë në projektin “Shkupi 2014”, e ka patjetër të gjejë para edhe për shkollimin e të rinjve shqiptarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu