Lëvizja BESA Gostivar: Apelojmë deri tek organet lokale që të kujdesen për fëmijët me autizëm

Lëvizja Besa në Gostivar, përmes një konference për shtyp shprehu shqetësimin për mungesën e kuadrove profesionale për trajtimin e fëmijëve me autizëm në çerdhet publike të Gostivarit. Nga kjo parti kërkuan nga institucionet kompetente të ndërmarrin masa për angazhimin e kuadrove përkatëse me qëllim që t’i dilet në ndihmë kësaj kategorie të fëmijëve. Ankesa u adresua nga Afan Elezi, kryetar i Forumit Rinor të Lëvizjes Besa në Gostivar.

Deklarata e dhënë para medieve ishte kjo:

Gostivari po përballet me mungesa të shumta në gjitha sferat e jetës por kjo që ne sot jemi këtu janë fëmijët me autizëm, të cilëve nuk u jepet mundësia që të trajtohen njëjtë si të tjerët pasi që ata,largohen nga çerdhet e qytetit dhe për fat të keq nuk kanë ku të trajtohen pasi që nuk kemi një vend të posaçëm për trajtimin e këtyre fëmijëve. Ne kemi qenë dëshmitarë të shumë rasteve ku fëmijët me autizëm janë larguar nga çerdhet e qytetit, edhe ne njëjtë si prindërit e tyre kemi apeluar deri te institucionet përkatëse që të ketë një logoped të punësuar së paku në njërën çerdhe të qytetit që ti trajtoj këta fëmijë. Është e kotë kur ne në javën e autizmit dalim dhe e shprehim dëshpërimin tonë për fëmijët me autizëm ose bëjmë diçka në shenjë respekti për këta fëmijë, kur në qytetin tonë ata nuk kanë kushte për tu trajtuar. Parashtrojmë pyetjen: pse mos të ketë një vend apostafat ku do të merreshin në trajnim ditor këta fëmijë? Kjo është më e pakta që mund të ofrojnë institucionet përkatëse për fëmijët me autizëm. Më e pakta që mund të bëjmë ne si Forum Rinor i LËVIZJES BESA është një apel që u drejtohet institucioneve që janë kompetente për zgjidhjen e këtij problemi, qoftë Enti për punësim apo Komuna e Gostivarit që në afat kohor sa më të shpejtë të zgjedh problemin për këta fëmijë, të paktën të punësoj një logoped në çerdhet e qytetit ose të hapet një vend apostafat për fëmijët me autizëm“, – tha Afan Elezi, kryetar i Forumit Rinor të Lëvizjes Besa në Gostivar./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu