Lëvizja BESA i “hapi sytë” kryetarit Nevzat Bejta, fshatit Forinë i rikthehet uji i pijshëm

Në fshatin Forinë para më tepër se një muaj, u paraqit një problem i madh në sistemin e ujësjellësit dhe si pasojë banorët e këtij fshati, ngelën  shumë kohë pa ujë për pije.

Për mos ndërrmarje për riparim të defektit kishte kritika të shumta nga qytetarët nga Forina, por jo vetëm, por kritika para një javë më një komunikatë për shtyp reaguan ashpër edhe nga Lëvizja BESA-dega Gostivar, duke i bërë apel organeve kompetente që sa ma shpejtë të bëhet sanimi i defetit.

Dhe sot më në fund kryetar i kësaj komunë, Nevzat Bejta, nga radhat e BDI-së, “hapi sytë”, dhe se bashku me Ndërmarrjes Publike, defekti është mënjanuar dhe se banorët e fshatit Forinë, “fal reagimeve të Lëvizjes BESA-dega Gostivar”, sërish furnizohen me uji të rregullt për pije.

Ndryshe Lëvizja BESA-dega Gostivar, në komunikatën e saj pati theksuar se problem nuk është vetëm Forina, por probleme ka edhe me ujësjellësin dhe kanalizimin, pa folur për dimensionet e tjera të jetës shoqërore, që të kuptohet se çfarë detyrimi i lartë është bërë që në Komunën e Gostivarit sa më shpejt të vijnë ndryshimet.”, ishin kritikat nga njoftimi i Lëvizjes BESA./zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu