Lëvizja Besa duket se do të marrë edhe një deputet në Njësinë Zgjedhore 2, për të cilën pritet të dorëzojë një ankesë.
Besa mund ta marrë një deputet nga OBRM-PDUKM-ja, pasi që dallimi në vota është mjaft i ngushtë.
Nëse KSHZ-ja e pranon ankesën e kësaj Lëvizje, atëherë Besa do të ketë 6 deputetë.
Një ndryshim i tillë do të ngushtonte me një deputet dallimin mes VMRO-së dhe LSDM-së.
Pritet që Lëvizja Besa do të mbajë një konferencë shtypi para selisë së KSHZ-së./InfoShqip