Lëvizja BESA nuk e votoi mandatin për deputet të Johan Tarçullovskit

Deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirja Ibrahimi  bëri thirrje që të mos votohet mandati i Johan Tarçullovskit.   Në seancën konstitutive, deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqiirja Ibrahimi në fjalimin e tij deklaroi se në radhë të parë ka hasur në vërejtje që një pjesë e materialeve nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe, që hedh poshtë deklaratat e deritanishme të BDI-së se gjuha shqipe është zyrtare. “Ftoj që mos të votohet mandati i deputetit Johan Tarçullovski” u shpreh Ibrahimi. Kështu që deputet e Lëvizjes BESA nuk e votuan mandatin për deputet të akuzuarit të Hagës, Johan Tarçullovskit.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu