Nga Lëvizja BESA përmes një kumtese kanë reaguar për nxënësut e Velesit të cilët sipas Besës ata janë viktimë e funksionarëve ”shqiptar” në pushtet, përcjellë Klan M.
”Ministri i Arsimit shqiptar (BDI), zëvendës ministri Shqiptar (BDI), Drejtori i Inspektoratit shtetëror për Arsim shqiptar nga Velesi (ASH) dhe nxënësit e Velesit kufizohen të mësojnë shqip.
Dhe të tre këto funksionarë të BDI-së dhe ASH-së në arsim, edhe pse tash kanë bazë dhe arsye ligjore nuk mund tia marrin kompetencat e Arsimit kryetarit të Komunës së Velesit dhe ta bëjnë të mundur që nxënësit shqiptarë të VELESIT të mësojnë në gjuhën shqipe.
Por kur duan të vjedhin dhe të kurdisin tenderë, ia marrin kompetencat në mënyrë antiligjore Komunës së Tetovës dhe komunave që nuk i udhëheq BDI ose ASH. Kur janë në pyetje për tu dëmtuar shqiptarët, BDI-ASH dhe funksionarët e tyre janë të gatshëm të shkelin edhe ligjin.
E kur shqiptarët duhet të mbrohen ministrat e BDI-së dhe ASH-së nuk veprojnë por fshihen nëpër skuta. Këtë e dëshmon më së miri rasti me nxënësit shqiptar në Veles.
Kjo është BDI-ASH-ja, ky është Jeton Shaqiri dhe ky është Agim Nuhiu. Ky është pushteti aktual i njohur si pushteti “Soravia”, që shitet si pro evropian a në esencë është pro tenderë dhe anti shqiptar.
Lëvizja BESA kërkon urgjentisht që të zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë të Velesit, përndryshe ministri i Arsimit të ja marrë kompetencat kryetarit të komunës dhe të veprojë në emër të tij dhe t’a zgjidh problemin me paralelet shqipe” – thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.