Lëvizja Besa: Uji i pijshëm në fshatin Pallçisht të Tetovës është në gjendje alaramante (FOTO/VIDEO)

Lëvizja Besa në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, ka njoftuar opinionin se uji i pijshëm në fshatin Pallçisht është në gjendje alaramante.

‘Duke e parë sesi Komuna e Bogovinës bëhet një deponi e madhe mbeturinash dhe se ndotësirat hudhen gjithandej edhe nëpër shtratin e lumit në Pallçisht, alarmon se e keqja bëhet edhe më trishtuese. Ne këtë trishtim bënë pjesë edhe gjendja katasrofale e ujësjellesit ne fshatin Pallçisht, ku edhe banorëve nëpër shtëpitë e tyre vazhdojnë të i’u dalin lloj – lloj ndyrësirash.

Lëvizja Besa – Bogovinë i bënë thirrje kryetarit të komunës dhe partisë shqiptare në pushtet, BDI-së që sa më shpejt të ndërmarin masa për të sanuar këtë problem, në të kundërten do të organizohemi në të gjitha mënyrat për të parandaluar këtë krim që po i bëhet banorëve tonë’, thuhet në reagimin e Lëvizjes. /Telegrafi/

uji-ne-pallcisht-3

uji-ne-pallcisht-1

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu