Komiteti LIBE i Parlamentit Evropian nuk i ka dhënë dritën e gjelbër për fillimin e negociatave të Parlamentit me Këshillin e BE’së për vendimin formal për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Raporti i raportueses speciale për liberalizim të vizave për Kosovën, Tanja Fajon, është miratuar nga Komiteti, por u kundërshtua procesi i mëtejmë i liberalizmit të vizave.