Liderët europianë në Samitin e Budapestit, nuk ka marrëveshje për takim Mickoski-Radev

Paralajmërim për takim mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe presidentit bullgar Rumen Radev, tani për tani nuk ka. Të dy ata janë në Budapest ku mbahet samiti i Bashkësisë politike europiane. Pritej se nikoqiri, kryeministri hungarez Viktor Orban do t’i ftojë të dy në tryezë për të gjetur mënyrë për zhbllokimin e procesit të eurointegrimeve.

“Mbetemi në qëndrimin , siç tha edhe kryetari Mickoski, se është i gatshëm për të biseduar në çdo kohë, me këdo, me qëllim që të arrihet qëllimi i fundit”, tha Marija Miteva – zëdhënëse e Qeverisë.

Në këtë samit kryeministrin e shoqëron Ministri për çështje europiane Orhan Murtezani. Na samit marrin pjesë liderët e të gjitha vendeve të Europës mes të cilave edhe presidenti ukrainas Vollodomir Zelenski. Krerët e BE-së theksuan se fokusi është në pavarësinë energjetike por edhe në gatishmërinë mbrojtëse sidomos pas raportit të fundit të Unionit për siguri.

“Duam ta zhvillojmë kapacitetin tonë të mbrojtjes, duam ta përforcojmë gatishmërinë tonë të mbrojtjes”, u shpreh Sharl Mishel – Këshilli i BE-së.

“T’i përforcojmë kapacitetet tona të mbrojtjes dhe investimet që të jemi të gatshëm”, tha Ursula Von Der Lejen – kryetare e Komisionit Europian.

Ursula von der Lejen paraprakisht e prezantoi raportin e mbrojtjes ku u rekomandohet qytetarëve të BE-së të bëjnë rezerve të produkteve më të nevojshme në rast të luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu