Lideri i opozitës bullgare: Nëse qeveria vendos heqjen e vetos për Shkupin, jemi pro

Lideri i opozitës Boyko Boris ka ndryshuar mendim me humbjen e zgjedhjeve duke mbajtur një qëndrim të hapur pro heqjes së vetos nëse kjo gjë propozohet në parlamentin bullgar.

SOFJE– Opozita bullgare duket se i ka dhënë ‘dritën jeshile’ Maqedonisë së Veriut, rrjedhimisht edhe Shqipërisë për të zhbllokuar procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Lideri i opozitës Boyko Boris ka ndryshuar mendim me humbjen e zgjedhjeve duke mbajtur një qëndrim të hapur pro heqjes së vetos nëse kjo gjë propozohet në parlamentin bullgar.

“Nëse qeveria bullgare bën lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut dhe i dorëzon në Parlament, ne jemi të gatshëm t’i mbështesim. Shkupit i është thënë se i ka “dy-tri” tema që duhet të zgjidhen, pakicat, të ndryshojë Kushtetuta, të qartësohet historia dhe më pas të vazhdojë më tej. Bullgaria në asnjë rast nuk e ka ndaluar Maqedoninë e Veriut. Nuk është e mundur të hyhet në BE dhe të mbarten probleme me vete prandaj Sofja vetëm i ka ngadalësuar Shkupin dhe Tiranën. Bullgaria nuk e bllokoi Maqedoninë. Ne mendojmë se nuk është e mundur të futen probleme në BE, kështu që thjesht e ngadalësuam Shkupin dhe Tiranën. Për Bullgarinë do të jetë më mirë nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë pjesë e BE-së,”-tha Borisov.

Ndërkohë që jo vetëm Shkupi, por edhe Tirana është me sytë nga Sofja, pasi vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veritu ka bllokuar edhe Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, pasi Brukseli kërkon që dy vendet të ecin së bashku drejt integrimit. Por pse është vendosur vetoja?

Çfarë saktësisht kërkon Bullgaria nga Maqedonia e Veriut?

Sipas historiografisë zyrtare bullgare, banorët me origjinë sllave të Maqedonisë së Veriut janë bullgarë dhe flasin bullgarisht – por pësuan ‘lavazh truri’ gjatë regjimit komunist në Jugosllavinë e Titos (1945-91). Kështu u krijua një identitet dhe gjuhë e re “maqedonase”, megjithatë ky pretendim nuk është i ri, por është pozicioni zyrtar i Bullgarisë që nga vitet 1950.”– tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu