“Lum ne që na mori lumi! Batakgjinjtë dhe kazani i plehrave po na premton shpresën për një të ardhme më të mirë! Hajduti po shet moral, injoranti të të tregon rrugën e “drejtë” integrimit të shqiptarëve! Pazaret e vjetra po kthehen në pazare të reja! “Lum ne të lumurit” që kemi ngelë në duart e ketyre manipulatorëve! Sa shumë gënjeshtra servoni prej vitesh! Shekspiri nëse do ishte gjallë do t’ju bënte figurat më qesharake që do t’ju njihte bota mbarë. Premtoni o njerëz, premtoni! Haku i fëmijëve të varfër do t’ju zërë! Atë bukë që ju ua merrni çdo ditë! Plehra politike! Në fakt plehrat reciklohen, ju nuk u jepet kjo mundësi! Ju qelbeni të tërë! Shqiptarët po ikin me të madhe se këtu vjen era e qelbur e kolltuqeve të krimit! Edhe mirë bëjnë, pse të viktimizojnë të ardhmen e tyre?! Ju intelektualë të “ndershëm”, vazhdoni të heshtni. Keni të drejtë! Mos u prishni rehatinë fëmijëve tuaj! Por harroni se shkatërroni shumë jetë njerëzish!”
Këto janë fjalët e shkruara nga Lindim Etemi në profilin e tij në Facebook! /InfoShqip.com