Artistja e njohur Lindsay Lohan ka hapur edhe njëherë debatin e saj në lidhje me marrëdhënien që ajo ka me islamin dhe botën arabe.
Duke folur në një program televiziv të Kuvajtit, ylli i ‘’Mean Girls’’ ka zbuluar se ka lexuar 15 faqe të Kur’anit, njofton Klan Kosova.
Lohan poashtu shtoi se faqet e librit të shenjtë Islam Kur’an-it i lexoi të përkthyera në gjuhën angleze, njofton Klan Kosova.
Aktorja amerikane Lindsay e cila poashtu njihet dhe për disa këngë të shumë dëgjuara, pohoi se mban dhe disa audio incizime dhe aplikacione në celularin e saj të cilat bartin mesazhe të shkruara, vargje nga Kurani.
Gjatë intervistës kur Lohan u pyet se a ndjen diçka të veçant dhe çfarë mendon gjatë leximit të Kur’an-it?
Ajo pasoi me këtë përgjigjie: ‘’Unë gjatë leximit të Kura’nit ndjej qetësi’’ ka përfunduar ylli i njohur Lindsay Lohan, njofton Klan Kosova.
Video: