Lirohen nga participimi për sigurimin shëndetësor disa kategori të ndjeshme sociale

Fëmijët me nevoja të veçanta, shfrytëzues të ndihmës së vazhdueshme financiare, personat e vendosur në ndërtesat e ndihmës sociale ose familje tjetër dhe personat me aftësi të kufizuara mendore pa kujdesin e prindërve nga sot në qendrat e punës sociale do të kanë mundësi që të marrin vërtetime me të cilat do të lirohen nga participimi në shëndetësi.

Do të jepen dy lloje të vërtetimeve, njëra për këto kategori qytetarësh që janë të siguruar përmes MPPS, për të cilët participimin do ta mbuloje ministria dhe tjetra për kategorinë e njëjtë të qytetarëve, por të cilët janë të siguruar në bazë tjetër, për të cilët participimi do të jetë barrë e FSSHM.

Ashtu si informoi në pres konferencën e sotme, ministrja e punës dhe politikës sociale, Frosina Tashevska Remenski është e vendosur që të zgjidh një problem të madh për këto kategori të ndjeshme të qytetarëve, i shkaktuar për shkak të mos pajtimit midis Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë dhe Ministrisë së punës dhe politikës sociale për atë se kush duhet që t`i jap vërtetimet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu