Prokurorja Kusigerska në fjalën përfundimtare të rastit “Almiri“, tha se i akuzuari Boban Iliq për vrasjen e Almirit katër vjeçar e ka kryer veprën penale në aksident trafiku duke rrezikuar sigurinë e këmbësorëve, duke drejtuar makinën “Mercedes Benz“ me shpejtësi 38.9 kilometra në orë.
Gjithashtu prokurorja tha se Iliq nuk e ka kryer veprën me paramendim. Sipas saj arsyeja që ka shkaktuar aksidentin ka qenë pengesa në këndin e rrugës dhe nën presionin e të akuzuarve të tjerë që sipas saj e kanë sulmuar, ai nuk ka parë se kush është në rrugë dhe ka goditur me makinë për muri të ndjerin Almir Aliun katër vjeçar.
Kusigerska para trupit gjykues në Gjykatën e Kumanovës tha se lënda është rikualifikuar për shkak se në fillim kur është ngritur aktakuza dëshmitë nga ekspertiza ligjore janë vonuar.
Sipas ligjit dënimi për aksident trafiku mund të jetë nga 4 deri në 20 vjet.
Me rikulifimkin e lëndës nga masa e paraburgimit lirohet i akuzuari Boban Iliq. Sipas avokatëve predispozita ligjore ia mundëson që ai të mbrohet në liri deri në vendimin përfundimtar të gjyqësor. Dënimi për Iliqin do të vendoset në seancë e ardhshme, e cila mbahet më 2 prill.
Por avokatët e familjes Aliu thonë se sipas ekspertizës së bërë, nga ekspert të komunikacionit, ky aksident nuk mund të jetë bërë pa paramendim për shkak se Iliq nuk ka frenuar, po siç thonë, ka goditur direkt për të kryer veprën penale./InfoShqip.com