Lituanezët bëhen bashkë për të blerë dron për Ukrainën, për tri ditë mbledhin 3 milionë euro

Qindra lituanezë janë bërë së bashku për të blerë një dron të avancuar ushtarak për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë – në shenjë solidariteti.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 3 milionë euro janë mbledhur deri më tani në tri ditë, nga 5 milionë euro të nevojshme, sipas Laisves TV, një transmetues interneti lituanez, iniciues i kësaj fushate.

“Para se të fillonte kjo luftë, askush nga ne nuk mendonte se do të blinim armë. Por tani është një gjë normale. Duhet bërë diçka që bota të përmirësohet”, ka thënë Agne Belickaite, 32 vjeç, e cila dërgoi 100 euro sapo mbledhja e fondeve filloi të mërkurën.

Dronët janë dëshmuar efektivë në vitet e fundit kundër forcave ruse dhe aleatëve të tyre në konfliktet në Siri dhe Libi dhe blerja e tyre është duke u orkestruar nga Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë, e cila i tha agjencisë së lajmeve Reuters se planifikonte të nënshkruante një letër qëllimi për të blerë fluturaken nga Turqia javën e ardhshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu