Liverpooli merr “dhuratë” nga Newcastle, Southmaptoni triumfon në “Villa Park”

Vendimtar në suksesin e “Magpies” rezultoi Wilson, autor i dy golave për vendësit. Të parin e shënoi me 11-metërsh në fillim të pjesës së dytë, ndërsa atë të rezultatit të përkohshëm 2-0 në minutën e 84-t. Evertoni arriti të rihapte ndeshjen vetëm në minutën e parë shtesë me Calvert-Lewin, atëherë kur koha në dispozicion për të synuar të paktën barazimin ishte e pamjaftueshme.

Southamptoni shpërtheu me katër gola në sfidën me Aston Villan në transfertë, por e rrezikoi seriozisht suksesin pasi skuadra nga Birmingami për pak arriti përmbysjen e madhe (3-4).

Gjatë pjesës së parë për miqtë shënuan Vestergaard dhe dy herë Ward-Prowse, ndërsa me nisjen e fraksionit të dytë Ings realizoi të katërtin. Praktikisht ndeshja u duk e mbaruar, por Aston Villa arriti të shënonte me Mings dhe në shtesë me Watkins (11-m) dhe Grealish. Nëse do të kishte ende kohë, me siguri falë entuziazmit të madh vendësit, do ta kishin shmangur humbjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu