Ish ministri i drejtësisë Krenar Lloga, njëri nga njerëzit më të afërt të Ziadin Selës përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas zërave për mundësinë e përfshirjes së z.Sela në Qeverinë aktuale, nëse largohet Taravari.
“Nëse dikush nga njëra palë, ose tjetra, ka parë ëndrrën e gomarit (me ujkun) se: do të na ftojë për të na bërë si vetja dhe për të marrë nga kombëtarizmi dhe morali i fituesit të zgjedhjeve — është mendjelehtë, thënë më butë. ose nëse dikush del për të bërë një “dush patrioti” dhe shfajësimi, dhe në të njëjtën kohë të na parashkruajë me Mickon rrugën tonë — thjesht nuk na ka njohur ose na ka ngatërruar me veten. Kjo qeveri është antishqiptare. Pikë. Ajdeni në një front të përbashkët shqiptarësh”, ka shkruar Lloga.