Lloga: Në pikën kufitare të Bllacës, përshëndetja në shqip skandaloze, “Lamtumirë” apo troç thënë “mos u kthefshi”

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga ka reaguar me një postim ne rrjete sociale duke shprehur keqardhjen me përdorimin e gjuhës së përdorur në kufirin e Bllacës, shkruan InfoShqip.

Ne vazhdim postimi i Llogës:

“Në pikën kufitare të Bllacës, përshëndetja në shqip për ata që lënë #RMV-në është skandaloze: “Lamtumirë” apo troç thënë “mos u kthefshi”, përderisa në gjuhën maqedonase dhe angleze është e saktë. Janë me mijëra ata qytetarë që brenda ditës e kalojnë këtë pikë, andaj autoritetet duhet ta ndërrojnë të njëjtën me “Mirupafshim!”‘perfundon ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu