Lloga: VLENI frikohet t’i reagojë Stoilkoviçit e Mickoskit, por fryhen si gjela ndaj shqiptarëve

“Lotet e tyre fallco për shqiptarët janë hipokrizia më e madhe politike. E gjithë drejtësia është e mbushur me kuadro të kohës së tyre. Këtu është një tjetër dëshmi: më 15 janar 2024, Artan Grubi dhe Krenar Lloga propozuan Ljupço Kocevskin për prokuror publik”, – reaguan sot nga VLEN.

Për këtë është përgjigjur ashpër sekretari gjeneral i ASH-së, Krenar Lloga, i cili thotë që në pamundësi që VLEN-i ti reagojë Stoilkoviçit apo Mickoskit fryhen si gjela ndaj Frontit, përcjell Almakos.

“Përkthyesit e vmro-së, kanë frikë ti reagojnë Stoilkoviçit, Bogoevskit apo Mickoskit, fryhen si gjela kur duhet ti bëjnë reagim Frontit🇪🇺.

P.s. Nuk po e shkruaj edhe në maqedonisht, se përkthyesit atë pune kanë. #LENsVLEN #vasalitetiNUKvlen” – shkruan Lloga.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu