Llokvenec: Qytetarët duhet të dijnë për kërcënimet e mundshme të sigurisë së vendit (VIDEO)

Hari Llokvenec, kryetar i komisionit parlamentar për mbikqyrje të punës së DSK-së dhe AK-së, thotë se kuvendi dhe qytetarët e Maqedonisë, duhet patjetër të jenë të informuar saktë, realisht dhe në kohë, nëse vërtet ekzistojnë kërcënime ndaj sigurisë së vendit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Llokvenec shtonë se ky informacion duhet të dihet posaçërisht pas qëndrimeve të kryetarit Gjorge Ivanov, prandaj edhe e ka thirrur një mbledhje të komisionit që ai drejton.

Më tej, Llokvenec thotë se udhëheqësit përgjegjës të këtyre institucioneve kanë shprehur bindjen se të gjitha kërcënimet janë në përcjellje, por thekson se kjo nuk mjafton dhe se duhet të ndërmerren masa më intensive për pengimin ose neutralizimin e kërcënimeve të mundshme./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu