Organizatat Qytetare gjatë hulumtimit në teren lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare bëjnë te ditur se nga tani kanë filluar presionet ndaj votuesve. Ata ju bëjnë apel votuesve që nëse ju bëhet çfarëdo lloji presioni, menjëherë ta paraqesin në organet kompetente.
Një ndër këta organizata që kanë kryer kësi lloj hulumtimesh është edhe “CIVIL” ku thuhen se ka presione nga më të ndryshmit si për shembull në institucionet e arsimit,kërcënime dhe zhatnatzhe për vendin e punës,si dhe shumë presione tjera që shkelin rëndë demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Kryetari I kësaj organizate Xhabir Deralla në adresën e CIVIL vijnë informacione për presione të fuqishme ndaj qytetarëve.
”Civil vazhdimisht monitoron situatën në terren përmes ekipeve të saj rajonale në gjithë qytet e Maqedonisë. Raportet të cilat vijnë nga terreni janë regjistruar presion llogaritur veçmas në “revolucionit laraman’e pjesëmarrësve. Ndërsa këtë javë erdhi një raport që një qytetar është lëshuar nga vendi i punës të një dyqan të vogël. Ndërsa pretendimet ishin se ai është i paaftë”, tha kryetari i kësaj organizate, Xhabir Deralla.