Lojtarët e Real Madridit po shkëlqejnë në Botëror, Toni Kroos shpëton Gjermaninë në minutën e fundit

Pas performancave mbresëlënëse të Ronaldos me Portugalinë, Modriçit e Kovaçiçit me Kroacinë,  Marcelo e Casemiro me Brazilin, Varane me Francën e Ramosit e Iscos me Spanjën, sonte edhe Kros shkëlqeu me Gjermaninë.

Pikërisht falë golit të mesfushorit të Real Madridit në minutën e 95-të, Gjermania i shpëtoi eliminimit pothaujse të sigurtë nga Botërori, kështuduke rritur shumë gjasat për të avancuar me një fitore ose barazim ndaj koresë së Jugut.

Deri më tani,  vetëm portieri i Real Madridit, Navas me kombëtaren e tij Kosta Rika ka siguruar  bileten për t’u kthyer në shtëpi me dy humbjeve të njëpasnjëshme.

Kroacia me Modric dhe Kovacic me dy fitore ka siguruar plasmanin në fazën tjetër në grupin D.

Spanja me Ramos, Carvahal, Isco, Vasquez, Assensio, Nacho ka siguruar roundine ardhshëm në grupin B, ndërsa Portugalia e Cristiano Ronaldos do të duhet të nxjerrë të paktën një barazim nga Irani për të avancuar më tej.

Franca e Varane në grupin C ka siguruar plasman, ndërkohë që Brazili do të duhet që në roundin e tretë të marrë të paktën barazim nga Serbia për të avancuar në grupin E.

Në situatë të njejtë është edhe Gjermania e cila në roundin e fundit duhet ta mposhtë Korenë e Veriut e cila tashmë ka pësuar 2 humbje nga Suedia dhe Mexico./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu